Kushtet dhe afatet e përgjithshme për përdorimin e faqes zyrtare “Qualitech”
JU LUTEM TE LEXONI ME VËMENDJE DERI NË FUND PËRMBAJTJEN E PLOTË TË TYRE. NËSE NUK DO JENI DAKORT ME KËTO KUSHTE DHE AFATE, JU NUK DUHET TË VAZHDONI MË TEJ NË KËTË FAQE.
Nëse do të vazhdoni ta përdorni faqen tonë zyrtare (“website” ose
“site”) dhe/ose shërbimet e ofruara që ajo përmban, Ju keni rënë
dakord t’i bindeni këtyre Kushteve dhe Afateve.
1. Ju
pranoni dhe jeni dakord se do ta përdorni Faqen zyrtare dhe
Shërbimet e ofruara brenda saj, ashtu si parashikohet në këto
Kushte dhe Afate ose vetëm sic përcaktohet në vetë Faqen zyrtare.
2. Ju pranoni dhe jeni dakord se Faqja zyrtare dhe Shërbimet
e ofruara brenda saj, janë për përdorimin tuaj personal të
realizuar nëpermjet një kompjuteri, aparati telefonik të mencur
ose pajisjeje elektronike të vetme.
3. Ju nuk mund të
kopjoni, zbuloni, modifikoni, të riformatoni, të shfaqni,
shpërndani, licensoni, të transmetoni, shisni, zbatoni, të
publikoni, transferoni ose te vendosni ne dispozicion Shërbimet e
ofruara brenda faqes ose informacionin që ju merrni gjatë
perdorimit te këtyre Shërbimeve ose aksesit në Faqen zyrtare.
3. Ju nuk mund të hiqni, ndryshoni ose fshihni në asnjë
mënyrë informacionin në Faqen zyrtare dhe/ose Shërbimet e ofruara
ose të përdorni materialet e marra gjatë përdorimit te Faqes
dhe/ose Sherbimeve, përvecse sic është përcaktuar në këto Kushte
dhe Afate
4. Nga ana juaj nuk mund të kopjoni, cmontoni
pjesërisht ose tërësisht softëare-t e përdorur në Faqen zyrtare
dhe/ose Sherbimet (përvec kur kjo gjë lejohet shprehimisht nga
ligji i zbatueshëm).
5. Ju e kuptoni se nuk mund të kopjoni
ose përdorni materiale të marra nga Faqja zyrtare dhe/ose
Shërbimet për qëllime komerciale, ose që të hiqni, fshihni ose
ndryshoni të drejtat e autorit, të markës tregtare ose njoftime te
tjera te pronësise intelektuale që përmban materiali origjinal ose
nje material i kopjuar ose printuar nga Faqja zyrtare ose i marre
nga Shërbimet.
6. Ju garantoni se do të përdorni Faqen
zyrtare dhe Shërbimet e saj në përputhje me këto Kushte dhe Afate
si duhet dhe në mënyre të ligjshme duke garantuar se nuk do të
kryeni dhe se nuk do të lejoni të tjerët të kryejnë veprimet e
mëposhtme, dhe jo vetëm: a) të merrni, aksesoni ose transmetoni
Përmbajtje të pahijshme, pornografike, kërcenuese, raciste, të
rrezikshme, fyese, diskretituese, në shkelje të
konfidencialitetit, në shkelje të të drejtave të pronësise
intelektuale duke përfshirë edhe te drejtat e autorit, të
dënueshme ose të paligjshme; b) të shmangni identifikimin e
përdoruesit ose sigurine e hostuesit, rrjetit ose llogarisë dhe as
të ndërhyni në shërbimin e një përdoruesi, hostuesi ose rrjeti dhe
as të kopjoni faqe ose të regjistroni fjalekalime identike në
motoret e kërkimit për të corientuar përdoruesit e tjerë në mënyrë
që ata të mendojnë se po lexojne faqen e ligjshme te One
Communciations ose të përdorni Faqen zyrtare për Shërbime për të
tjera të paligjshme ose të dënueshme. Përdoruesit që kryejnë një
shkelje në lidhje me sistemet ose sigurine e rrjetit mund te
kryejnë nje shkelje penale ose civile dhe Shoqëria Qualitech
rezervon të drejtën e saj që të bashkepunojë plotësisht për
hetimin e shkeljeve si vepra penale të dyshuara, shkeljeve të
sistemeve ose sigurise së rrjetit sipas udhëzimeve për zbatimin e
ligjit ose udhëzimet nga autoritetet përkatëse. c) do të përdorni
Faqen zyrtare dhe/ose Shërbimet e ofruara për të reklamuar, për të
ofruar shitje të mallrave ose shërbimeve për qëllime komerciale pa
marrë miratimin me shkrim të Qualitech; d) me dijeni ose per shkak
te pakujdesise te transmetoni Përmbajtje elektronike (duke
perfshirë këtu edhe viruset) nëpërmjet Faqes zyrtare dhe/ose
Sherbimeve të ofruara, te cilat shkaktojne ose mund te demtojne ne
cfaredo niveli sistemet e kompjuterit te Qualitech sha ose te
perdoruesve te tjere te Internetit. e) shfrytezoni ne menyre te
paligjme, te beni kerkoni sasi te larta trafiku, te shperndani ose
dergoni letra zinxhir, "junk mail" ose "spam" te cfaredo lloji,
vezhgime, konkurse, skema piramidale ose te angazhoheni ne veprime
qe kane per qellim te pengojne perdoruesit e tjere te perdorin dhe
gezojne faqen dhe/ose Sherbimet ose nje faqe tjeter, ose ne
veprime qe mund te demtojne ose prishin imazhin e Qualitech ose te
nje pale te trete.
8. Ju pranoni se sherbimet e komunikimit
publik të ofruar nga ana e Qualitech jane komunikime drejtuar
publikut dhe komunikimet tuaja mund te disponohen nga te tjeret
dhe per pasoje duhet te tregoheni të kujdesshem kur zbuloni
informacion personal ose sensitiv ose cfaredo informacioni qe mund
t’ju identifikoje. Qualitech nuk mban pergjegjesi dhe nuk
kontrollon eapo verteton Permbajtjen e Sherbimeve te Komunikimit
Publik.
9. Përdorimi i të dhënave tuaja personale nga ana e
Qualitech sha do të bëhet sipas Politikave apo Rregulloreve të
Privatësise të miratuara paraprakisht nga an e One
Telecommunications sha, si dhe legjislacionit shqiptar ne fuqi per
Mbrojtjen e të dhënave Personale (Ligji 9887/2008 i ndryshuar) dhe
është pjesë e këtyre Kushteve dhe Afateve.
10. Të gjitha
Markat Tregtare të përdorura në këtë faqe dhe/ose në Shërbimet
janë makat e Qualitech ose bashkëpunëtorëve të saj tregtarë. Ju do
te përdorni në mënyrën e duhur Markat dhe nuk do t’i përdorni ato,
qofshin disenjo apo fjalë si pjesë e markave tuaja, në mënyrë që
mund të shkaktojne konfuzion; apo për të identifikuar produkte që
nuk kanë të bëjnë më të; ose për të nënkuptuar vërtetim të
produkteve ose shërbimeve që nuk kanë të bëjnë me to; ose në
mënyra që shkaktojnë ose mund t’i sjellin dëm imazhit të One
Telecommunications ose te Markave Tregtare.
11. Ju pranoni
dhe jeni dakord se Sherbimet e ofruar tek Faqja zyrtare ose nje
pjese e tyre, qe ju eshte prezantuar nga Qualitech, apo
reklamuesit ose nje pale e trete, mbrohen nga te drejtat e
autorit, nga markat tregtare, markat e sherbimit, patentat dhe te
drejta ose ligje te tjera qe kane te bejne me pronesine industrial
ose te drejtat e autorit. Te gjitha te drejtat jane te rezervuara
shprehimisht.
12. Ju do lejoheni ta perdorni Faqen zyrtare
dhe Sherbimet e ofruara prej saj vetem sipas parashikimeve ne keto
Kushte dhe Afate dhe asgje ne Faqe dhe/ose Sherbime nuk do te
interpretohet si dhenie ndaj pales tuaj te nje licence, ose si
kalim ose te drejta te tjera te pronesise intelektuale ose te
drejta te tjera te pronesise te Qualitech sh, apo të një anetari
te Grupit ku ajo mund të bëjë pjesë aktualisht ose në të ardhmen e
afërt, ose te nje pale te trete, te nenkuptuara ose jo.
13.
Me anë të ketij dokumenti ju i jepni Qualitech leje te perhershme,
te pakthyeshme, pa taksa, te vlefshme në mbare boten për te
riprodhuar, transferuar, modifikuar, pershtatur dhe/ose publikuar,
sic mund te konsiderohet e pershtatshme nga Qualitech sha dhe pa
ju njoftuar, te Permbajtjes qe ju na e jepni nepermjet postës
elektronike, shërbimit postar, nepermjet Faqes zyrtare dhe/ose
Sherbimeve të ofruara, pervecse në ato raste ku ju keni deklaruar
ndryshe ne kete komunikim.
14. Perdorimi i Faqes zyrtare
eshte pa pagese, megjithatë Qualitech sha rezervon te drejten ana
e saj që të tarifoje aksesin vetëm ne nje pjese te Faqes zyrtare
ose ne te gjithe Faqen zyrtare ne te ardhmen e afërt, me kusht qe
t’ju njoftoje qartazi kur ju aksesoni ate pjese te Faqes qe eshte
me pagese.
15. Ju duhet te keni te gjitha pajisjet e
nevojshme per te aksesuar Faqen zyrtare te Shoqërisë Qualitech dhe
Sherbimet e ofruara prej saj që kërkojnë dhe përdorimin e
internetit, dhe te mbani pergjegjesi per shlyerjen e detyrimeve te
thirrjeve te telefonit, sipas tarifave të publikuara nga operatori
telefonik me ane të cilit ju kryeni thirrjet lokale ose me tarifa
te tjera te aksesit ne internet qe mund t’ju tarifohen. Nese
pajisjet tuaja nuk suportojne teknologjine perkatese, perfshi dhe
pa u kufizuar me kriptimin, ju mund te mos jeni ne gjendje te
perdorni disa Sherbime te caktuara ose te aksesoni informacion te
caktuar ne Faqe.
16. Ju jeni pergjegjes per marrjen e te
gjitha masave perpara perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve
per permbushjen e qellimeve tuaja dhe deri me tani. Sherbimet
perditesohen ne menyre periodike dhe ju duhet te kontrolloni Faqen
dhe Sherbimet rregullisht per t’u siguruar se keni informacionin
me te fundit. Duhet gjithashtu te rifreskoni shfletuesin
(browserin) tuaj sa here qe vizitoni Faqen zyrtare dhe Sherbimet e
ofruara per t’u siguruar se keni shkarkuar versionin me te fundit
te Faqes dhe Sherbimeve.
17. Qualitech do te beje perpjekje
te arsyeshme per te garantuar se Faqja ose Sherbimet mirembahen
dhe jane te disponueshme por disponueshmeria e tyre mund te varet
nga pajisjet tuaja, rrjetet e komunikimit, numri i madh i
personave qe tentojne te perdorin rrjetin ose Internetin ne te
njejten kohe ose shkaqe te tjera qe kane ndikim mbi te, dhe mund
te mos arrije te ofroje disponueshmeri te faqes ose te kete nevoje
per mirembajtje pa njoftim.
18. Qualitech sha dhe asnje
anetar i saj nuk do te mbajne pergjegjesi per deme te caktuara,
indirekte ose konsekuente ose per cfaredo demi, qofshin keto deme
te shkaktuara nga zbatimi i kontrates, nga neglizhenca ose veprime
jashte kontraktore, qe lindin nga ose ne lidhje me kryerjen apo
perdorimin e Sherbimeve te Faqes dhe sidomos, por pa u kufizuar me
sa me siper, Qualitech perjashton ne vecanti te gjitha
pergjegjesite ne lidhje me humbjet e shkaktuara nga perdorimi nga
ana juaj i Faqes dhe Sherbimeve ose i Permbajtjes apo Sherbimeve
ose humbja e Sherbimeve apo Permbajtjes tuaj per shkak te
vonesave, mos dergimi, mos marrja ose nderprerja e sherbimeve; dhe
defektet ose kostot, humbja e fitimeve, humbja e Permbajtjes tuaj
ose humbje pasuese te shkaktuara nga perdorimi nga ana juaj ose pa
aftesia juaj ne perdorimin apo aksesin ne Faqen dhe Sherbimet, nga
nje difekt, pezullim ose terheqje nga nje pjese ose nga e gjitha
Faqja ose Sherbimet ne cdo kohe.
19. Te gjitha kushtet dhe
garancite qe mund te nenkuptohen ose integrohen ne keto Kushte dhe
Afate ne perputhje me ligjin ose praktika, përjashtohen
shprehimisht ne kete dokument per aq sa lejohet nga legjislacioni
në fuqi. Masa e vetme qe ju mund te merrni sipas ketyre Kushteve
dhe Afateve eshte te mos vazhdoni perdorimin e Faqes dhe
Sherbimeve tona të ofruara.
20. Qualitech bën të gjitha
perpjekjet per te garantuar sigurine e komunikimeve tuaja.
Sidoqofte, për arsye që Ne nuk mund t’i kontrollojme, ju
paralajmerojme se ekziston rreziku qe komunikimet tuaja të
pergjohen ne menyre te paligjshme apo te aksesohen në mënyrë të
padrejtë nga rrjete te paleve te treta, te cilat Ne nuk mund t’i
kontrollojmë. Interneti nuk eshte nje mjedis i sigurte. Permes tij
mund te shkarkohen programe ose materiale te padeshiruara edhe pa
dijenine tuaj.
21. Me ane te ketij dokumenti ju bini dakord
plotesisht se do te demshperbleni dhe se nuk do te beni pergjegjes
Qualitech sha , në lidhje me pretendimet e ngritura nga nje pale e
trete si rezultat i perdorimit te Faqes zyrtare dhe Sherbimeve ose
per ofrimin nga ana juaj ndaj Qualitech te Permbajtjes si dhe ne
lidhje me humbjet, kostot, veprimet, procedurat, pretendimet,
demet, shpenzimet duke perfshirë këtu edhe kosto dhe shpenzime te
arsyeshme ligjore, ose pergjegjesi te cfaredo lloji te shkaktuara
ose lejuara drejtperdrejt ose jo drejtperdrejt nga Qualitech sha
per shkak te perdorimit te Faqes dhe Sherbimeve apo ofrimit te
Permbajtjes, ose per shkak te shkeljeve ose mos zbatimit nga ana
juaj te ketyre Kushteve dhe Afateve.
22. Qualitech rezervon
te drejten per te ndryshuar nde cdo kohe Faqen zyrtare dhe/ose
Sherbimet apo per te pezulluar e perfunduar ofrimin e Faqes
zyrtare dhe Sherbimeve apo aksesin ne nje pjese apo ne te gjitha
Sherbimet.
23. Qualitech rezervon te drejten per te ripare
keto Kushte dhe Afate ne cdo kohe. Ndryshime te tilla do te hyjne
ne fuqi 15 (pesëmbëdhjetë) ditë pasi te jene postuar ne Faqen
zyrtare. Nese vazhdoni te perdorni Faqen tone zyrtare, do te
merret e mireqene se Ju keni pranuar ndryshimet qe iu jane bere
këtyre Kushteve dhe Afateve të përgjithshme.
24. Monitorimi
ose regjistrimi i thirrjeve, e-mail-eve, mesazheve ose komunikime
te tjera do të bëhet vetëm ne perputhje me legjislacionin shqiptar
në fuqi ose për qellimet e biznesit të Qualitech, si për shembull:
kontrollet e cilesise së ofruar, ose për të parandaluar përdorimin
e paautorizuar te sistemeve te telekomunikacionit te Qualitech dhe
per te garantuar funksionimin eficent te sistemeve tona, si dhe
per te parandaluar ose hetuar krimet dhe/ose abuzimet e ndryshme
të parashikuara si akte të dënueshme nga legjislacioni shqiptar në
fuqi.
25. Qualitech mund te vendosë te pezullojë, ndryshojë
apo perfundojë ofrimin e Sherbimeve dhe Faqes se saj menjehere dhe
pa njoftim paraprak ne cdo kohe per shkak te punimeve te
mirembajtjes, per te perditesuar ose permiresuar Faqen ose
Sherbimet ose per cfaredo arsye tjeter.
26. Qualitech mund
te zgjedhe te perfundoje ofrimin e Sherbimeve ose aksesit tuaj ne
Faqen zyrtare, per shkak te shkeljes se ketyre Kushteve dhe
Afateve nga ana juaj, ose nese Qualitech pushon ofrimin e Faqes
dhe Sherbimeve per cfaredo arsye. Theksojmë se Kushtet dhe Afatet
e mësipërme, do te gjejnë zbatim edhe per blerjet e kryera online,
nepermjet faqes zyrtare të Qualitech sha. Qualitech sha, ju ofron
mundesine te perdorni sherbime te ndryshme, te shikoni me shume
produkte, t’i krahasoni dhe bleni produktet e ofruara online në
internet në rubrikat apo nënrubrikat e prezantuara nga Qualitech
sha.
27. Shërbimi jonë për blerjet online, do të ju ofrohet
vetëm pas plotësimit të kushteve ligjore si më poshtë: a) Të keni
arritur moshën 18 (tetëmbëdhjetë) vjec në momentin e blerjes së
një produkti online. b) Të jeni me vendqëndrim/vendbanim në
Republikën e Shqiperise dhe te mundësoni adresën perkatese ku
kërkoni që produkti të dërgohet nëpërmjet shërbimit postar; c) Të
posedoni/përdorni një kartë krediti/debiti të vlefshme nën emrin
tuaj dhe që ka fonde financiare te nevojshme në momentin e blerjes
online të një produkti të caktuar.
28. One
Telecommunications do të ju ofrojë akses pa pagesë ne elementet e
shërbimit të saj/platformës online, por kërkojmë të theksojmë se
ju mund të keni shpenzime në vlerë monetare dhe kosto te tjera
financiare për lundrimin ne internet ne perputhje me cmimet e
planit tuaj tarifor, nese ju do të vizitoni faqen zyrtare të One
Telecommunication nëpërmjet aparatit tuaj celular/pajisjes tuaj
elektronike.
29. Sherbimi i ofruar në faqen zyrtare të One
Telecommunications eshte ne pronesi te Shoqërisë One
Telecommunications sha; Ju pranoni se titulli dhe te drejtat e
plota te pronesise per Sherbimin do te mbeten nen pronesine
ekskluzive te Qualitech dhe Ju nuk do te tentoni te kopjoni,
modifikoni, ndryshoni Sherbimet e ofruara nga ana jonë ne asnje
menyre, ose te jepni me licensë ose nënlicensë apo me qera
Sherbimet tona.
30. Sherbimi i ofruar online nëpërmjet faqes
zyrtare do të ju mundesojë të shikoni pajisjet e
disponueshme/produktet tregtare që shiten permes faqes zyrtare të
Qualitech sha. Ju mund te shfaqni permbajtjen e një produkti të
caktuar, duke e klasifikuar ate me ane te zgjedhjeve, kategorive
apo elementeve te tjere.
31. Me anë të këtij shërbimi ju
mund të krahasoni elementet e disponueshem që janë vendosur ose
promovuar online, duke shtuar dhe/ose hequr disa produkte në
shportë, ndersa blerja e produkteve te perzgjedhura mund të bëhet
duke klikuar butonin “Shto ne shporte” per artikullin e
përzgjedhur, ku më pas klientit/Pajtimtarit do t’i kërkohet te
“Procedoje me blerjen” dhe me pas te “hyje” me
gjeneralitetet/kredencialet e nevojshme ose te regjistrojë
llogarinë personale në faqen tonë zyrtare. Pas perfundimit me
sukses te procesit te regjistrimit të llogarisë personale, klienti
mund të drejtohet sërish në faqen tonë zyrtare. Të gjithë
Klientët/Pajtimtarët që nuk kane deshire te regjistrojnë llogarinë
e tyre dhe kategorite e tjera te klienteve mund ta kryejne
procesin e blerjes online edhe duke qënë ne statusin Vizitor
(Guest).
32. Të gjitha produktet e ofruara online në faqen
zyrtare, jane te pajisura me informacionin e nevojshem dhe
specifikimet teknike, si dhe garancite e ofruara nga prodhuesi ose
Shoqëria Qualitech sha. Nëse do të zgjidhni te bleni nje aparat
celular/pajisje elektronike/produkt tjetër, juve do të ju kerkohet
të paraqisni hollesi te caktuara, që mund të jenë të dhëna
personale ose te pageses. Informacioni që ju na jepni per kryerjen
e blerjes duhet te jete i plote dhe i sakte. Prandaj, ju duhet te
siguroheni se keni te drejta te plota per perdorimin e kartes se
kreditit/debitit që keni përdorur per blerjen online dhe se keni
fonde financiare te mjaftueshme per te mbuluar shpenzimin
perkates. Nga ana jonë do të pranohen pagesa financiare që mund të
kryhen vetem nga disa lloje kartash krediti të caktuara, por nga
ana jonë nuk do të pranohen të paguani me Çek. Kartat e kreditit
ose debiti qe ju mund të perdorni duhet te jene te vlefshme ne
daten e kryerjes se blerjes.
33. Çmimet per Pajisjet
elektronike të ofruara për shitje online janë në monedhën Lek
Shqiptar. Te gjitha çmimet e përcaktuara do të perfshijne edhe
tatimin mbi vleren e shtuar (TVSH) sipoas normave të caktuara nga
legjislacioni tatimor në fuqi.
34. Ju bëjmë me dije se të
gjitha hollesite që do të paraqesni per kryerjen e blerjes, karta
e kreditit/debitit do të kontrollohet nga platforma e pageses të
tregtisë elektronike (“eCommerce”), të ofruara nga bashkepunëtorët
tanë të tilla si Bankat e Nivelit të Dytë të cilat janë partnerë
tregtarë të njohur nga ana e Qualitech, në lidhje me këto shërbime
të ofruara online në faqen zyrtare.
35. Theksojmë se porosia
nuk do te quhet e pranuar dhe nuk do te kete marreveshje ndermjet
nesh deri sa produkti të ju dergohet. Karta juaj e kreditit do te
faturohet per çmimin e Produktit e zgjedhur dhe për të cilin keni
dhënë konfirmim nga karta juaj e kreditit ose debitit. Nese Banka
për ndonjë arsye sigurie apo financiare, do të refuzojë te
autorizoje karten tuaj te kreditit/debitit per pagese apo nese
Produktet e ofruara online nuk jane gjendje fizike ose ka ndonje
arsye tjeter legjitime, Ne do të përpiqemi të ju njoftojme ne
lidhje me kete gjendje. Nëse ju keni paguar për Produktin online,
Shoqëria jonë do t’ju rimbursoje shumen e plote brenda periudhes
prej 30 (tridhjetë) ditesh nga data kur eshte bere porosia online
në faqen zyrtare.
36. Duke qënë se në faqen tonë zyrtare
mund të ofrohen shumë produkte online ose me ofertë, apo cmime
promocionale, në ndonjë rast këto cmime mund të rezultojnë me
gabime. Nëse Ne do të zbulojme se ka ndodhur nje gabim ne cmimin e
këtij/ këtyre Produkteve që ju mund të keni porositur, Qualitech
do t’ju njoftoje per kete gabim dhe do t’ju japim mundesi te
vazhdoni me blerjen e Produktit ne çmimin e sakte ose të tërhiqeni
dhe te anuloni porosine tuaj. Ne nuk do te procedojme porosine
tuaj deri sa te marrim udhezimet tuaja. Nese nuk arrijme t’ju
kontaktojme me ane te kontakteve qe keni dhene gjate kryerjes se
porosise, Shoqëria jonë do te anuloje porosine dhe do t’ju
njoftoje me shkrim ose poste elektronike ne lidhje me kete.
37. Pas dhënies së konfirmimit online per blerjen tuaj,
porosia juaj nuk do të jetë më e mundur të anulohet në këtë fazë.
Për cdo blerje të kryer online, ju do te merrni nje fature me
TVSH. Bëjmë me dije se dergesat nuk do te behen ne adresa banimi
ose qëndrimi, kuti postare që ndodhen jashte territorit te
Republikes se Shqiperise. Ne rast te nje vonese apo mos dergim te
produktit/sherbimeve, ju duhet te kontaktoni menjehere Sherbimin e
Kujdesit per Klientin duke telefonuar për rrjetet e tjerë
+355681390000, për abonentë me parapagesë 142 dhe me kontratë 144
ku do të përpiqemi të ju ndihmojne per zgjidhjen e problemit tuaj.
38. Ju do të mbani pergjegjesi ligjore per informacionin qe
ju vendosni në dispozicion, prandaj gjithmonë ju duhet te
paraqisni informacion personal/kredenciale te vlefshme kur kryeni
nje Blerje online në faqen zyrtare. Ne do ta dergojme porosine
tuaj ne adresen qe ju na keni dhene dhe nuk do të mbajme
pergjegjesi ligjore nese porosia nuk do të merret nga nga ana juaj
në mënyrë personale.
39. Nese gjate procesit te dorezimit të
produktit tuaj do të vereni se paketimi eshte i hapur apo i
dëmtuar, ju mund t’ia ktheni menjehere porosine korrierit të
shërbimit postar.
40. Qualitech mund te perdore
informacionin personal qe ju na keni dhene per te kryer blerjen
online per qellime tona tregtare, përvec rasteve kur ju na keni
komunikuar ose keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur që të veprohet
ndryshe.
41. Për te ofruar sherbimet e nevojshme mund te
linde nevoja qe informacionin tuaj personal dhe informacionin ne
lidhje me pagesat t’ia dergojme palëve të treta që janë Parnerë
tanë (Bankës/Bankave të Nivelit të dytë). Dergimi i ketij
informacioni eshte i nevojshem per perpunimin e pagesave dhe per
te garantuar dergimin e produktit. Kryerja e blerjes nga ana juaj
dhe perdorimi i faqes se internetit perben miratimin tuaj per kete
perdorim, perpunim dhe dhenie informacioni. Shoqëria jonë mund
t’ju kontaktoje here pas here nepermjet shërbimit postar, postës
elektronike, mesazheve apo telefonit per t’ju dhene informacion ne
lidhje me produktet e reja, sherbimet, uljet apo informacion
tjeter qe ne mendojme se mund te jete me interes per ju.
42.
Keto Kushte dhe Afate drejtohen dhe interpretohen ne perputhje me
ligjet e Republikes se Shqiperise dhe mosmarreveshjet do te
gjykohen ne Gjykaten kompetente të caktuar nga legjislacioni
shqiptar në fuqi.
43. Keto Kushte dhe Afate jane te ndashme,
nese nje parashikim percaktohet si i pavlefshëm ose i pazbatueshem
nga ndonje Gjykate me juridiksion kompetent, ky parashikim do te
quhet se eshte hequr/fshire pa ndikuar mbi parashikimet e tjera te
ketyre Kushteve dhe Afateve.
44. Nese Qualitech nuk arrin te
ushtroje te drejtat ose nuk permbush parashikimet ne keto Kushte
dhe Afate, kjo nuk do te perbeje doreheqje nga keto te drejta,
pervec rasteve kur Qualitech bie dakord per kete gjë me shkrim.
45. Ju pranoni dhe bini dakord se me pranimin e ketyre
Kushteve dhe Afateve ju nuk bazoheni dhe nuk perfitoni
demshperblim per deklaratat, perfaqesimet, garancite ose
marreveshjet (e bera qofte per shkak te neglizhences ose pa
dashje) nga nje person (pale ose jo ne keto Kushte dhe Afate),
pervec atyre te shprehura si garanci ne keto Kushte dhe Afate.
Sidoqofte, asgje ne kete Paragraf nuk do te funksionoje per te
kufizuar ose perjashtuar pergjegjesine ose gabimet.
46. Me
pranimin e ketyre Kushteve dhe Afateve merrni persiper se nuk do
te kaloni, rishisni, nënkontraktoni ose transferoni te drejtat
tuaja ose detyrimet sipas ketyre Kushteve dhe Afateve ose nje
pjese te tyre. Shkelja e ketij kufizimi ne cfaredo menyre,
pavaresisht nese rezulton ose jo e suksesshme, do te shkaktoje
perfundimin e ofrimit te Sherbimeve nga Qualitech nga ky moment e
tutje. Qualitech, vetem me te drejten e saj, mund t’ia kaloje keto
Kushte dhe Afate pjeserisht ose teresisht nje pale te trete.
47. Qualitech nuk do te mbaje pergjegjesi per shkeljen e
ketyre Kushteve dhe Afateve per shkaqe qe jane jashte kontrollit
te saj perfshirë këtu por pa pa u kufizuar si: fatkeqesite
natyrore, motin e keq, gjendjen e epidemise ose pandemisë, veprime
ose perjashtime nga ana e Qeverise Shqiptare ose operatoreve te
telefonise publike ose autoriteteve te tjera kompetente ose paleve
te tjera per te cilat Qualitech sha nuk mban pergjegjesi.